Empoli mori një fitore të thellë në kampionat, duke mundur me rezultatin 4:1 Juventusin.
Titullar e nisi Ardian Ismajli, i cili u aktivizua për 90 minuta duke qenë edhe nga më të dalluarit në fushë.
Mediat italiane e vlerësojnë me 6.5 mbrojtësin e Kombëtares sonë, duke vënë në pah pozicionimin e tij në mbrojtje dhe pamundësinë e Vlahoviç për t’u treguar i rrezikshëm para portës.
“Markim i ashpër, kërcënon Vlahoviçin dhe i vë kufij. Ia bën të qartë Vlahoviqit se nuk mund të kalojë në ato zona dhe së bashku me shokun e skuadrës, Luperton e bën të pakalueshme zonën e penalltisë”, shkruhet në vlerësimin për Ardian Ismajlin.