Drejtori Sportiv i Milanit, Maldini deklaron se Rafael Leao mund të jetë një nga lojtarët më të mirë të momentit pasi sipas tij ka gjithçka për të qenë i tillë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Maldini theksoi se kur u bashkua me Milanin, në fillimet e tij Leao luante vetëm për të postuar video në “Instagram”.
“Leao është një talent i çmendur. Ai ka gjithçka çfarë duhet për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë. Ishte në stol te Lille dhe kur erdhi te ne i thash që luante për “Instagramin” e tij sepse postonte video të bukura me driblime, por më pas e mbylli sezonin me dy gola. Ne e ndihmuam atë të ndryshojë mentalitet.
Një djalë kaq i talentuar duhet të punojë edhe më shumë se të tjerët për të shfrytëzuar talentin e tij.”-deklaroi ish-ylli i Milani.