Interi do të përballet nesër në Kupën e Italisë me Fiorentinën, ku të dyja skuadrat synojnë që të arkivojnë një trofe të rëndësishëm para finaleve të Europës.
Zikaltërit kanë zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e fundit në prag të finales, teksa në dyshim për këtë ndeshje është Henrik Mkitarian që është stërvitur individualisht.
Ndërkohë, mungesë e sigurt për zikaltërit është ajo e Milan Skriniar, por që së fundmi është rikthyer në fushë.
Ditën e sotme, mbrojtësi sllovak ka kryer stërvitjen e parë pas operacionit. Ai ka bërë disa xhiro rreth fushës, së bashku me përgatitësin atletik, teksa shpreson që të zbresë në fushë për herë të fundit me fanellën e Interit në finalen e Ligës së Kampioneve.
Skriniar ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe në merkaton e verës, do të largohet me parametra zero.