Cristiano Ronaldo raportohet se dëshiron që të largohet nga Al-Nassri.
Sipas mediumit spanjoll, Mundo Deportivo, pesë herë Topi i Artë nuk po arrin të adaptohet me jetën në Arabinë Saudite, ndonëse është lojtari më i paguar në botë.
Ylli portugez thuhet të jetë i zhgënjyer me gjendjen infrastrukturore dhe kushtet në Arabi, duke e konsideruar “fare larg shoqërisë moderne”.
Për më tepër thuhet që ai po e preferon një rikthim të mundshëm në Evropë.