Penalizimi i Juventusit me 10 pikë nuk është aspak një lajm i mirë për Seria A dhe futbollin italian.
I këtij mendimi është dhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito në një prononcim që ka dhënë për mediat.
“Unë nuk jam mësuar të komentoj për këto ngjarje. Kur të gjithë drejtuan gishtin nga Juventusi, u kujtoja atyre se klubi bardhezi është një pikë e rëndësishme referimi për futbollin italian dhe atë ndërkombëtar.
Falë investimeve të Juventusit, të gjitha ekipeve italiane i është dhënë mundësia të jenë në futbollin ndërkombëtar. Juventusi do të deklarojë arsyet e tyre në forumet e duhura.
Veprat e tyre nuk më përkasin mua, të gëzohem në situata që dëmtojnë skuadra të tjera nuk pasqyrojnë vlerat e futbollit”, deklaroi Lotito.