PSG këtë verë pritet të bëjë ndryshime të shumta në skuadër.
Nuk është vetëm Lionel Messi që do t’i japë duart klubit parisien, por me shumë gjasa dhe Neymari.
Braziliani pritet të nisë një aventurë të re për të vazhduar karrierën e tij në Premier League.
Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, klubi i ri i sulmuesit 31-vjeçar do të jetë Manchester United.
“Djajtë e kuq” tashmë kanë nisur bisedimet me kampionët e Francës për shërbimet e 10-shit të ekipit.
Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar shitjen e ish-sulmuesit të Barcelonës drejt Anglisë.
Sulmuesi brazilian ka pësuar një dëmtim dhe e ka mbyllur sezonin e tij që në fund të muajit shkurt.