Futbollistët e rinj me prejardhje nga Kosova po shkëlqejnë në klubet e ndryshme në shtetet perëndimore.
Njëri ndër ta është edhe Edin Hyseni i cili i mbron ngjyrat e Klubit Wacker Burghausen Regional liga Bayern.
Ky futbollist i lindur më 7 janar 2002 u shkollua ne Akademinë e klubit te mirënjohur 1860 Munchen, që e cila ka zbuluar shumë talent dhe renditet ne vendin e parë në Bundesligën Gjermane për zhvillimin e futbollistëve.
Hyseni në veprim
Aktualisht Edin Hyseni luan ne klubin e mirënjohur Wacker Burghausen, Regional liga Bayern dhe këtë të diel fituan si mysafir kunder FC Pipinsried skuadra e tij e ka fituar takimin rezultat 6:0, kurse Edin Hyseni shkëlqeu me 3 gola ne minat 50, 64 dhe 62.
Edin Hyseni ka zhvilluar gjithsej 35 ndeshje me Wacker Burgausen dhe klubi i ka ofruar kontratë të re në kohë zgjatje prej 2 vitesh. por ky ende nuk e ka firmosur pasi ka ofertë edhe nga klube te mirënjohura nga Bundesliga Gjermane dhe Turqisë.
Ambiciet e tij janë që një ditë të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 dhe pse jo edhe e Kombëtares së Kosovës për të rritur.