Cristiano Ronaldo sërish protagonist.
Sulmuesi portugez ka shënuar golin e fitoren në kampionatin arab me fanellën e Al Nasr, në sfidën ndaj Al Shabab, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3:2.
Ky është goli i 14-të i tij në 15 ndeshjet me skuadrën e elitës në Saudi Proffesional League. CR7 i befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Arabi, pas një eksperience fantastike me skuadra të ndryshme si Mançester Junajtid, Real Madrid apo Juventus.
Përshtatja me skuadrën e re ka ardhur shumë shpejt.
Për momentin e ardhmja e tij nuk është një temë diskutimi, pasi po shijon një përvojë mjaft interesante me Al Nasr.
Falë këtij triumfi që ishte i 19-ti në 28 javë kampionat, skuadra e Ronaldos mban vendin e dytë, me 63 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Al-Itihad.