Finalja e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester City do të luhet më 10 qershor në Stamboll.
Skuadra angleze mposhti Real Madridin në gjysmëfinale me rezultatin e jashtëzakonshëm 4-0 në ndeshjen e dytë.
Skuadra angleze ka në sulm “Topin e Artë” të ardhshëm, Erling Haaland, që ka shënuar 52 gola në këtë sezon. Në fakt, bastvënësit i konsiderojnë “qytetarët” favoritë absolutë për ta fituar Ligën e Kampionëve kësaj here.
Kështu, gazetarët e emisionit të njohur italian “Le Iene”, që transmetohet në “Italia 1”, fluturuan drejt Manchesterit, ku në stadiumin “Etihad”, lojtarët ishin gati të mbërrinin, për t’ia dorëzuar ekipit trofeun e Champions League direkt.
Kapiteni İlkay Gündoğan, i sapodalë nga fitimi i Premier League, ishte i pari që mori trofeun nga i dërguari Stefano Corti dhe e ngriti atë.
Çuditërisht, ka qenë trajneri i skuadrës Pep Guardiola, që e ka marrë me vete, pasi ka thirrur: “Je shumë i mirë!".