Skuadra e Manchester United është gati të paguajë 60 milionë euro për të rrëmbyer nga Chelsea mesfushorin e kombëtares angleze Mason Mount.
Ky i fundit ka ende edhe një vit kontratë me “blutë” e Londrës, por mund të largohet këtë verë duke qenë se aktivizohet shumë pak.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, skuadra e Manchester United kërkon një mesfushor me përvojë dhe Mount është profili i duhur për trajnerin Erik Ten Hag.
Ai synon të ndërtojë një skuadër që të jetë pretendente si në kampionat ashtu dhe në Europë sezonin tjetër.