Pas Arsenalit, Liverpool është një tjetër klub i madh i Premier Leagues që e dëshiron mesfushorin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.
Kimmich duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Alianz Arena’ për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.
Sipas “Marca”, Arsenali është duke u përgatitur për transferimin e mesfushorit të Bayern Munich, Joshua Kimmich gjatë kësaj verë.
Menaxheri i ‘Topçinjve’ Mikel Arteta tashmë ka nisur ndërtimin e një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm. Kimmich thuhet së është synim i strategut spanjoll.
Ndryshe, lojtari kërkohet edhe nga Liverpooli dhe Barcelona.