2 Korriku, gjashtë herë radhazi kampion i Ligës U17

Futboll

2 Korriku, gjashtë herë radhazi kampion i Ligës U17

Më: 24 maj 2023 Në ora: 17:18
2 Korriku

Skuadra e 2 Korrikut po e vazhdon dominimin në grupmoshat U17 në futbollin vendor.

2 Korriku u shpall sot kampion i Ligës U17, hera e gjashtë kjo radhazi për skuadrën nga kryeqyteti që e arrin këtë sukses, raporton KosovaPress.

Këtë sukses 2 Korriku e arriti pas fitores ndaj Trepçës me rezultat 3:1.

Ky sukses i përsëritur tregon angazhimin dhe përkushtimin e trajnerëve dhe stafit të 2 Korriku, si dhe talentin dhe aftësitë e futbollistëve të rinj kryeqytetas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat