Asnjë trajner nuk ka mbijetuar te Juventusi !
Massimiliano Allegri u rikthye te Juventusi si trajneri i tretë me numrin më të madh të trofeve të sjellë në vitrinën bardhezi: 11, duke përfshirë titujt e Serie A (5), Superkupën e Italisë (2) dhe Kupën e Italisë (4).
Ai renditej pas vetëm Trapattonit (14 trofe) dhe Lippi (13). U rikthye me synimin për tejkalimin e tyre.
Dy sezone më vonë, jo vetëm që nuk i ka kaluar, jo vetëm nuk i ka arritur, por është ende aty. Zero tituj, ndryshe nga paraardhësit e tij Sarri (titulli kampion) dhe Pirlo (Kupa dhe Superkupa e Italisë).
Përtej shënimit të thjeshtë të provave, është konsultimi i librave të shenjtë ai që ndihmon për të nxjerrë përfundimet.