Portieri Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës, teksa mësohet se ka firmosur me skuadrën turke të Hatajasporit, ekip ky që luajti këtë sezon në elitë, por u tërhoq nga kampionati pas tërmetit.
25- vjeçari është gati të provojë një aventurë të re jashtë vendit, për të treguar kështu aftësitë e tij në mesin e shtyllave.
Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke i dhënë shpeshherë fitoren skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.
ari do të firmosë një kontratë trevjeçare me turqit. Portieri gjithashtu do të përfitojë një rrogë të majme..