Pepe Reina është një nga portierët më të mirë të dy dekadave të fundit. “Gardiani” spanjoll ka fituar trofe me Liverpoolin, Bayern Munchen dhe Napolin. Ndërkohë që verën e vitit të kaluar u rikthye te Villareali. Pas plot 17 vitesh.
40-vjeçari, i cili ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin (2x) me Spanjën, nuk ka ndërmend të ndalet. “Veterani” dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm. Reina mori një vlerësim për faktin që sot luan ndeshjen zyrtare numër 1000.
Një pankartë e madhe u shpalos nga ultrasit e Villarealit për nder të tij, ndërkohë që portieri i njohur përjetoi emocione të forta me familjarët e tij.
Kontrata i përfundon në fundin e sezonit, por Reina e ka shprehur publikisht dëshirën për të vijuar edhe për një tjetër sezon në “Madrigal”.