Robin Le Normand, francezi që do të luajë për Spanjën

Futboll

Robin Le Normand, francezi që do të luajë për Spanjën

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:07
Robin Le Normand

Robin Le Normand, francezi që do të luajë për Spanjën!

Mbrojtësi francez Robin Le Normand ka marrë nënshtetësinë e Spanjës dhe ai do të ndjekë hapat e Aymeric Laportes dhe Diego Costas duke qenë një spanjoll i natyralizuar nga Kombëtarja.

Sipas AFP, qendërmbrojtësi njëzet e gjashtë vjeçar i Real Sociedadit kishte filluar në shkurt procein për të luajtur për skuadrën e trajnerit Luis de la Fuente.

Le Normand pritet të ftohet nga trajneri për finalet e Ligës së Kombeve në qershor, ku Spanja përballet në gjysmëfinale me Italinë.

Le Normand nuk ka luajtur për Francën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat