Marrëdhënia me presidentin e klubit u përkeqësua pas një emaili

Futboll

Marrëdhënia me presidentin e klubit u përkeqësua pas një emaili

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:52
Luciano Spalletti

Trajneri Luciano Spalletti, do të largohet nga klubi këtë verë.

Dhe The Athletic pretendon se arsyeja është në një email.

Menjëherë pasi u eliminua nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në prill, Napoli vendosi të shfrytëzojë rastin për të vazhduar kontratën e trajnerit italian, e cila do të skadonte në qershor 2023, edhe për një vit. Ai për këtë është njoftuar me email.

Spalletti ishte i pakënaqur që klubi ishte i kufizuar në një njoftim zyrtar ai do të ishte i lumtur ta dinte për këtë në një bisedë personale me presidentin Aurelio De Laurentiis, dhe jo me e-mail.

Ai gjithashtu do të donte që Napoli të diskutonte me të mundësinë e një zgjatjeje në vend që të aktivizonte këtë klauzolë të marrëveshjes në mënyrë të njëanshme.

The Athletic raporton se 64-vjeçari ka “vendosur”, duke konfirmuar kështu informacionet nga botime të tjera italiane. Napoli nuk ka asnjë shans ta bindë atë të qëndrojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat