Skuadra turke Trabzon duket se e ka gjetur zëvendësimin për futbollistin shqiptar Enis Bardhi.
Mësohet se Trabzonspor ka hyrë në negociata me ndërkombëtarin grek Dimitris Pelkas, që mund të jetë zëvendësuesi i Bardhit.
Lojtari aktual i Fenerbahces mund të vijë në Trabzon, por fillimisht skuadra duhet të shesë Bardhin dhe më pas të bëhet transferimi i grekut.
Paratë që do të marrë nga Bardhi (përflitet 2.5 milionë euro) do t'i drejtojë te Pelkas dhe Trabzon shpreson që kjo të ndodhë në ditët në vijim, shkruajnë mediat turke.