Ballë për ballë mes Simone Inzaghi dhe Edin Dzeko gjatë finales së Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit.
Në minutën e 58-të, me zikaltërit në avantazh 2-1 (falë dy golave të Lautaro Martinez, i cili përmbysi epërsinë fillestare të violëve, gol i Gonzalez), trajneri i zikaltër thirri ish-qendërsulmuesin e Romës të rikthehej në bankinë, duke e zëvendësuar me Lukakun.
Dzeko nuk e priti mirë zëvendësimin dhe u ankua te trajneri. Një diskutim shumë i nxehtë pasoi, me Inzaghin që tundi krahët për të thirrur qendërsulmuesin dhe për t'i shpjeguar zgjedhjen.
Dzeko, gjatë pjesës së parë dhe në rezultatin 1-0 në favor të Fiorentinës, kishte humbur një rast të mirë, përballë Terraccianos.