Milani, e premtja është dita e Leaos. Më në fund vjen firma e rinovimit!
Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por Milani dhe tifozët e tij tashmë mund të festojnë goditjen e parë të merkatos së verës 2023
. Nesër pasdite, në fund të seancës së mëngjesit dhe drekës, Rafael Leao do të shkojë në “Casa Milan” për të nënshkruar rinovimin e kontratës.
Pas një telenovele disa mujore, më në fund ka “tym të bardhë”.
Marrëveshja është për gjithçka dhe sulmuesi portugez do të nënshkruajë zgjatjen 5-vjeçare, deri në qershor 2028, me një pagë 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Klauzola e tij e lirimit është 175 milionë euro.