Shefi i Barcelonës, Mateu Alemany pranon se ka mosmarrëveshje me Jules Kounde.
Mbrojtësi francez sipas medieve spanjolle, ka kërkuar transferimin në një klub tjetër.
Kounde verën e kaluar iu bashkua Barcelonës nga Sevilla, por lojtari nuk ia doli që në skuadrën e Xavi Hernandez të gjejë formën e tij më të mirë.
Shefi i ‘Blaugranave’, Alemany është i bindur se shumë shpejtë do të zgjidhet situata për francezin.
“Është një situatë që ne do ta zgjidhim brenda klubit”, ka thënë Alemany.