Për pak më shumë se dy javë, Manchester City dhe Interi do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e shumëpritur të Ligës së Kampionëve.
Romelu Lukaku nuk do të jetë i vetmi belg me mundësi për ta fituar “kupën me veshë të mëdhenj”, në anën tjetër do të jetë Kevin de Bruyne.
Midis dy kolegëve belgë, megjithatë, Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit, nuk ka dyshime se kë do të brohorasë:
“Shpresoj se Romelu mund të fitojë Champions League.
Natyrisht kjo do të hidhëronte Kevin, por unë e njoh Romelu për pak më gjatë”.