Kupa e Botës e fundit është zhvilluar në Katar duke revolucionarizuar plotësisht traditën.
Tani në 2026-ën do të luhet në tre vende, si Kandaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me numrin e skuadrave pjesëmarrëse që do të shkojë nga 32 në 48.
Shumë shpejt do të njihet edhe vendi/vendet për Kupën e Botës të 2030-ës, por mund të ketë risi të rëndësishme pas zhvillimeve të fundit negative.
Një situatë që duhet monitoruar me kujdes me lajmet që kanë bërë xhiron e botës.
Diçka do të duhet të ndryshojë në të ardhmen duke parë se deri tani nuk janë marrë masa vendimtare për të luftuar fenomenin e racizmit.
Një nga vendimet që mund të merret mund të jetë i bujshëm.
Në La Liga, në fakt, janë të shpeshta episodet e racizmit me protagonist Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian i Real Madrid është vënë në shënjestër nga tifozët e çdo skuadre të kampionatit spanjoll: tani situata ka ardhur në kulm.
Një diskriminim total në futboll me problemin që nuk duhet nënvlerësuar aspak. Vetë Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka marrë vendime të forta për ta luftuar këtë fenomen që është përhapur shumë në muajt e fundit.
Sipas Tuttosport dhe The Times, kandidatura e Spanjës për Botërorin 2030, për shkak të kësaj situate, është në rrezik.
Një imazh që duhet ndryshuar menjëherë për të shmangur një përjashtim që do të ishte i bujshëm.