Një sfidë e pabarabartë, të paktën në letër: Interi i Simone Inzaghit, pasi fitoi Kupën e Italisë, do të përpiqet të përmbysë shanset në finalen e Champions League kundër Manchester Cityt të Guardiolës.
Zemra është e ndarë mes Milanit dhe Manchester-it: Roberto Mancini, trajneri aktual i kombëtares italiane, ka drejtuar Interin dhe Manchester Cityn, finalistët e ardhshëm të Champions League. Skuadrat e Simone Inzaghit dhe Pep Guardiolës do të takohen në Stamboll më 10 qershor për të garuar për kupën me veshë të mëdhenj.
“Shumë e marrin finalen si të mirëqenë, por për mendimin tim nuk do të jetë kështu”, deklaroi trajneri Mancini me rastin e prezantimit të projektit “Valori in rete”, i lindur në bashkëpunimin e FIGC-së dhe Ministrisë së Arsimit.
Trajneri Axurr është i vetëdijshëm për faktin se “City do të ketë avantazh”, por sipas tij do të jetë një “sfidë shumë e hapur”.
Mancini, i cili drejtoi Manchester Cityn nga viti 2009 deri në 2013 dhe Interin në dy raste (nga 2004 në 2008 dhe më pas nga 2014 në 2016), është i bindur se loja e ekipit të Inzaghit “mund t’i vërë në vështirësi” lojtarët e Guardiolës.
Trajneri foli edhe për finalet e tjera europiane që do të shohin Romën dhe Fiorentinën përballë Sevillas dhe West Ham-it:
“Midis Romës dhe Sevillas do të shohim një ndeshje shumë të hapur mes dy skuadrave të forta. E njëjta gjë vlen edhe për Fiorentina-West Ham.
Skuadrat italiane mund të synojnë tre fitore, por është e qartë se nuk do të jetë e lehtë”.