Ylli kosovar, Vedat Muriqi po e vazhdon shkëlqimin në La Liga, ku sonte ishte heroi i Mallorcas në fitoren kundër skuadrës së Valencias.
Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Visit Mallorca”, skuadra e Mallorcas e ka mposhtur Valencian me rezultat minimal 1:0.
Heroi i vendasve ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili i siguroi fitoren ekipit të tij me golin e shënuar në minutën e 64’, gol ky i cili rezultoi të ishte i fundit i ndeshjes.
Për Muriqin ky ishte goli i 14-të i këtij sezoni në La Liga, ndërsa ylli kosovar ka regjistruar edhe tre asistime mbi emrin e tij.
Me pikët e reja, Mallorca ngjitet në vendin e 11 në kuotën e 47 pikëve, krahas Valencias që zë vendin e 13 me 40 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Mallorcas.