Nuk është aktivizuar asnjë minutë gjatë këtij sezoni

Futboll

Nuk është aktivizuar asnjë minutë gjatë këtij sezoni

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:29
Juventusi

Nuk është aktivizuar asnjë minutë gjatë këtij sezoni, por Juventusi ka vendosur t’i rinovojë kontratën edhe për 2 vite, portierit të tretë Karlo Pinsolio. 

Ka qenë vetë klubi bardhezi, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se gardiani 33-vjeçar, që është zgjedhje e tretë pas Sheznit dhe Perin, ka firmosur deri në vitin 2025. 

“Në një kohë kur të qenit lojtar i Juventusit merr një vlerë edhe më të madhe, vjen lajmi për rinovimin e atyre që kanë qenë gjithmonë juventinë. 

Fjala është për Karlo Pinsolion, i cili ka rinovuar kontratën me Juventusin dhe do të qëndrojë i lidhur me ngjyrat tona edhe për dy vite, deri në vitin 2025. 

Pinso ka mishëruar gjithmonë shpirtin e Juventusit. Sa mirë që mund të vazhdojmë të bazohemi në energjinë, inkurajimin dhe buzëqeshjen e tij”, lexohet në komunikatën e Juventusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat