Manchester Utd ka treguar klasin e vet, duke e deklasuar me rezultat 4:1 Chelsean, në ndeshjen e mbetur të javës së 32-të të Premier League.
Chelsea nuk ishte rival i denjë i vendasve që administruan lojën me kujdes nga minuta e parë.
Golat për Manchester Utd i realizuan Casemiro në minutën 6-të,Martiaë 45+5', Fernandes 73' e Rashford 78' dhe për Chelsean shënoi Joao Felix (89')..
“Djajtë e Kuq” dhuruan spektakël në “Old Trafford”.
Manchester Utd kalon në vend të tretë me 72 pikë dhe Chelsea renditet në të 12-tin me 43 sosh.