Salah: Jam plotësisht i shkatërruar

Futboll

Salah: Jam plotësisht i shkatërruar

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:25
Salah

Liverpooli nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Pas triumfit të mbrëmshëm të Manchester United ndaj Chelseat (4:1), të gjitha shpresat e “të kuqve” që edicionin e ardhshëm të mund të jenë sërish pjesë e garës elitare të futbollit evropian kanë marrë fund.

Kjo është hera e parë në epokën e Jurgen Klopp që Liverpool nuk kualifikohet në ‘Champions’.

E gjithë kjo situatë duket se e ka frustruar futbollistin më të mirë në skuadër, Mohamed Salah.

“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne jemi Liverpooli dhe vendi ynë është në Ligën e Kampionëve.

Ky duhet të jetë minimumi për këtë klub.

Më vjen keq, por është shumë herët për një postim optimist. Ju zhgënjyem juve dhe e zhgënjyem veten”, iu ka drejtuar Mohamed Salah tifozëve të Liverpoolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat