UEFA mban në vëzhgim special Juventusin

Futboll

UEFA mban në vëzhgim special Juventusin

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:07
Logo e Juventusit

Juve mbetet në vëzhgimin e UEFA-s. Në pritje të motivimeve të Gjykatës së Apelit të FIGC për dënimin me -10 në renditje dhe seancën e parë për “manovrat e pagave”, bardhezinjtë janë nën vëzhgim special në Nyon.

Aq më tepër që prononcimi i Gjykatës Evropiane për Superligën pritet shumë shpejt. Situata për këtë çështje mbetet shumë e tensionuar.

Së bashku me Real Madridin dhe Barcelonën, Juve nuk është tërhequr ende zyrtarisht nga projekti dhe edhe pas dorëheqjes së Andrea Agnellit, marrëdhëniet mes palëve vazhdojnë të jenë mjaft të ftohta.

Në veçanti, sipas Gazzetta dello Sport, situata do të komplikohej edhe nga qëndrimi i drejtuesve të rinj të Juventusit. Ndryshe nga Laporta , i cili u takua me Ceferin për të vlerësuar rastin e Negreira, drejtuesit e rinj të Juventusit nuk kanë ndërmend të zhvillojnë një takim me numrin një të UEFA-s.

Nëse UEFA do të dënonte Juven, bardhezinjtë do të rrezikonin përjashtimin nga garat evropiane për një minimum prej një viti, por dënimi mund të bëhet edhe shembullor nëse fitimet kapitale konsideroheshin artificiale dhe të lidhura me rezultate të rreme të bilancit.

Një goditje që mund të rëndojë mbi të ardhmen dhe projektet e Juventusit, por që një hapje e mundshme për dialog me Ceferin mund ta zbusë marrëdhëniet mes palëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat