Bayern Munich është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me kapitenin e West Ham, Declan Rice.
Reprezentuesi anglez është një nga futbollistët më të kërkuar gjatë kësaj verë.
Arsenali, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United, janë klubet që synojnë ta blejnë asin e ‘Tre Luanëve.
Por, tani sipas medieve gjermane, edhe ‘Bavarezët’ janë futur seriozisht në garë për transferimin e Rice.
Menaxheri i Bayernit, Thomas Tuchel mësohet se është një admirues i madh i anglezit të cilin e do në skuadër për edicionin e ri.
Madje, mesfushori ishte një objektiv i Chelsea-s kur Tuchel ishte në krye të londinezëve.
Ndërkohë, West Ham siç raportohet, kërkon 100 milionë funtesh, derisa Arsenali tashmë ka bërë gati ofertën në vlerë prej 90 milionë funtesh.