Manchester City rinovon kontratën me “veteranin” e skuadrës!
Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me portierin e tyre të tretë.
Është nënshkruar një marrëveshje e re deri në vitin 2024 për Scott Carson, portierin 37-vjeçar i cili ka qenë në skuadrën e “qytetarëve” për dy vjet dhe do të gjendet edhe për një tjetër sezon me skuadrën e drejtuar nga Guardiola.
Këtë marrëveshje të re e ka bërë të ditur Manchester City me një postim në Twitter.