Klubi i futbollit Ulpiana e Lipjanit është gati për ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë së Prizrenit.
Skuadra që do të fitojë sfidën do të luajë në finale të barazhit me skuadrën që renditet në vend të tetë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
“Tifozë të nderuar të KF Ulpianës, nuk kanë mbetur as 24 orë nga ndeshja e nesërme që zhvillohet në Klinë kundër KF Lirisë.
I gjithë Lipjani në Klinë i madh apo i vogël, të jemi në numër sa më të madh në përkrahje të klubit, të jemi lojtari i 12, pasi së bashku ja dalim.
Si Tigrat e fushës, po ashtu dhe Tigrat e tribunës janë gati për spektakël, besojmë dhe shpresojmë fuqishëm që do të dalim fitues.
Mbledhja e tifozëve bëhet në ora 12:30 tek Tregu i Qytetit nisja bëhet në ora 13:00, ku shkojmë në mënyrë të organizuar.
Biletat i gjeni tek stadiumi i Qytetit në Klinë.
Na priftë e mbara”, njofton KF Ulpiana.