Skuadra ukrainase Dynamo Kiev solidarizohet me klubet e tjera ukrainase në kritikat e tyre ndaj Barcelonës.
Bëhet e ditur se Balde dhe Roberto pak ditë më parë falënderuan publikisht fansat rusë për mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale.
Kjo i zemëroi të gjithë në Ukrainë, kur dihet se ky vend është nën agresionin e Rusisë prej 16 muajsh, ndaj Dynamo Kiev dhe klubet e tjera të atij vendi të vuajtur vendosën të “rikthehen” te Barça.
Ata kanë treguar një stadium të bombarduar përmes rrjeteve sociale dhe i kanë bërë thirrje Barcelonës që të luajë lirshëm në kampionatin rus.