Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Borussia Dortmundit dhe skuadrës së Mainz, e vlefshme kjo për xhiron e 34 të Bundesligas.
Në rast fitoreje, Dortmundi edhe zyrtarisht e rrëzon Bayernin nga froni i kampionit, dhe e fiton titullin pas plot 11 vitesh në Bundesliga.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Dortmundi e mposhti 3:0 Augsburgun, kurse Mainzi pësoi humbje 4:1 nga Stuttgarti.
Momentalisht, Dortmundi është lider i tabelës me 70 pikë të arkëtuara, krahas Mainz që renditet në vendin e nëntë me 45 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Dortmundin nuk do të paraqiten Bynoe-Gittens, Meunier, Morey Bauza, kurse te Mainzi mungojnë Ajorque, Burkardt, Hack dhe Widmer.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Borussia Dortmundi (4-5-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Sule, Wolf; Adeyemi, Guerreiro, Can, Brandt, Malen; Haller
Mainz (3-4-2-1): Dahmen; Hanche-Olsen, Bell, Fernandes; Caci, Barreiro Martins, Kohr, Martin; Stach, Lee; Onisiwo