Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi i Espanyolit, Joselu Mato, është lidhur me “Los Blancos” si një opsion me kosto të ulët për të mbështetur Karim Benzema sezonin e ardhshëm, me Carlo Ancelottin që pranoi se i pëlqen sulmuesi spanjoll.
Megjithatë, opsioni tjetër do të ishte kërkimi i një emri më të madh sulmuesi këtë verë, si zëvendësues afatgjatë të Benzemas.
Sipas “AS”, opsioni i preferuar i Ancelottit është kapiteni i Tottenham Hotspur, Harry Kane. Golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Anglisë dhe klubit ku është aktualisht është lidhur vazhdimisht me një largim vitet e fundit.
Italiani mendon se ai do të ofronte performancë të menjëhershme dhe do të përshtatej në mënyrë të përsosur në sistemin e Real Madridit.
Tottenhami thuhet se është i gatshëm ta lejojë largimin e yllit të tyre, për të shmangur largimin e tij të mundshëm si futbollist i lirë vitin e ardhshëm.
Kontrata e 29-vjeçarit skadon më 30 qershor 2024.
Më herët është raportuar se Real Madridi mund ta përfshijë Eden Hazardin në një marrëveshje të mundshme për të ulur sadopak çmimin e Kane.
Reprezentuesi i “Tre Luanëve” vlerësohet me 90 milionë euro në tregun e transferimeve. Për të besohet se interesim ka shfaqur edhe Bayern Munich.