Titulli i Bundesligës për sezonin 2022/23 do të vendoset në javën e fundit të saj, midis Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut, me të dyja skuadra që luftojnë në distancë.
Verdhezinjtë janë vetëm një fitore larg për të thyer hegjemoninë 10-vjeçare të Bajernit, teksa do të presin në shtëpi Maincin.
Nga ana tjetër, bavarezët duhet të shpresojnë te një gafë e verdhezinjve të Terziç, teklsa nga ana tjetër duhet të fitojnë në transfertë përballë Këlnit.
Gjithashtu në javën e fundit do të vendosen dhe skuadrat që do të luajnë në Champions, Ligën e Europës dhe Konferencë, por gjithashtu dhe se kush do të mbijetojë..