Bayerni është kampion i ri i Gjermanisë.
Nuk mbahet mend se kur ka qenë më dramë çështja e titullit të kampionit në Gjermani.
Titulli i kampionit vendoset në minutat e fundit të javës së fundit përkatësisht të javës së 34-të në Bundesliga I.
E gjithë vëmendja ishte në Koln dhe në Dortmund në përballjet Koln - Bayern e Dortmundi – Mainz.
Gjithçka vuloset në frymën e fundit.
Bayerni ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Koln-it.
Për Bayernin shënuan Coman (8') e Musiala (89') dhe për Koln-in realizoi Ljubiçiq (81').
Dortmundi si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Mainz-in.
Një penalltia e humbur nga Haller i Dortmundit në minutën e 19-të, që nuk arriti të barazoi rezultatin.
Për Mainz shënuan Hanche-Olsen (15') e Onisiwo (24') dhe për Dortmundin realizuan Guerreiro (69') e Sule (89+5’).
Dortmund vetëm fitorja do të bënte kampion por çuditërisht ka dështuar si vendas, duke zhgënjyer tifozët e vetë.
Bayerni përfundon në vend të parë me 71 pikë, sa ka edhe Dortmundi në pozitën e dytë, ndërsa Mainz është i nënti me 46 e Koln i 11-ti me 42 sosh.