Bayern Munchen fitoi titullin më të pabesueshëm të viteve të fundit. Bavarezët u shpallën sot kampionë të Gjermanisë për herë të 11-të radhazi.
Trofeu i madh shkon drejt Mynihut për herë të 33-të në histori.
Fitorja 1-2 ndaj Koln solli parakalimin në “frymën e fundit” kundrejt Borussia Dortmund, që ngeci në “Signal Iduna Park” përballë Mainzit (2-2). Skuadra e Tuchel fitoi titullin për shkak të golavarazhit më të mirë.
Kingsley Coman shënoi golin e parë në minutën e tetë. Supergol i francezit, i cili ka fituar titullin e 12-të në po kaq sezone si profesionist!
Sulmuesi i majtë është shpallur kampion në Francë dhe Itali, duke triumfuar nga dy herë me PSG-në dhe Juventusin. Më pas tetë herë radhazi kampion në Gjermani me Bayernin.