Roma të vetmen shpresë që të shkojë në Champions League e ka që të fitojë Europa League.
Skuadra romake ka pësuar humbje në Firencë me rezultat 2:1 nga Fiorentina, në takimin e javës së 37-të në Serie A.
Roma renditet në vend të gjashtë me 60 pikë, ka 4 me pak se Milani që gjendet në të katërtin dhe Fiorentina është në të nëntin me 53 pikë.
El Shaarawy në minutën e 11-të kaloi në epërsi romakët.
Vendasit fituan në finish me përmbysje falë golave të Joviq (85') e Ikone (88').