Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e veçantë për Myrto Uzunin,
Ndeshja e skuadrës së Granadës ndaj Leganes do të shënojë fatin e sulmuesit dhe të vetë ekipit të tij në këtë edicion, ku kanë qenë protagonistë kryesorë.
Granada është kryesuese e La Liga 2 dhe një fitore në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, mund të sigurojë biletën e saj për ngjitjen në elitë si kampione.
Një arritje jo e vogël në një kampionat shumë të luftuar me 4-5 skuadra që kanë ndërruar vazhdimisht vendet deri në javën e fundit të kampionatit.
Asnjëherë më parë në histori, Granada nuk ka arritur të festojë ngjitjen para tifozëve të vet, duke siguruar kualifikimin në transfertë, një tabu që Uzuni dhe shokët e tij do të përpiqen ta thyejnë këtë mbrëmje.
Për të krijuar një atmosferë elektrizuese janë kujdesur edhe tifozët e Granadës, që kanë pushtuar sheshin e qytetit me banderola, flamuj dhe flakadanë. Moment tepër special.