Kush është futbollisti i Bayernit që ka fituar 12 kampionate në 11 sezone?
Ylli francez i Bajernit, Kingsli Koman, ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij futbollistike.
Ky i sotmi me fanellën e Bajernit, është kampionati i dymbëdhjetë i fituar në njëmbëdhjetë turne të luajtur si profesionist nga Koman.
E pabesueshme por e vërtetë. Në dhomën e tij të trofeve francezi ka, 2 Ligue 1 me PSG (2013 dhe 2014), dy Serie A me Juventus (2015 dhe 2016) dhe tetë Bundesliga (2016-2023).
Vlen të theksohet fakti se Koman është vetëm 26-vjeç dhe karriera e tij pritet të jetë akoma dhe më befasuese.