Real Madridi triumfon në Sevilla

Futboll

Real Madridi triumfon në Sevilla

Nga: K. G. Më: 27 maj 2023 Në ora: 20:58
Real

Real Madridi ka "blinduar" vendin e dytë. 

Madrilenët kanë shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Sevillës, në takimin e javës së 37-të të kampionatit spanjoll. 

Reali ka triumfuar me përmbysje duke iu falënderuar golave të Rodrygos (29 e 69'').

Për Sevillën shënoi Mir (3'). 

Nga minuta e 83-të, Reali ka pasur një lojtar më shumë, pasi që Acuna u përjashtua me karton të kuq.  

Reali renditet në vend të dytë me 77 pikë dhe Sevilla në të dhjetin me 49 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat