Interi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Atalantës, në takimin e javës së 37-të në Serie A.
Zikaltrit me trepikëshin e fituar edhe praktikisht siguruan biletën për garat e edicionit 2023-2024 në Champions League.
Reprezentuesit e Shqipërisë u paraqitën në këtë ndeshje, Berat Gjimshiti titullar për Atalantën dhe Kristjan Asllani nga minuta e 81-të për Interin.
Interi për tre minuat e parë ka realizuar dy herë.
Për Interin shënuan Lukaku (1'), Barella (3'), Lautaro Martinez (77') dhe për Atalantën realizuan Pashaliç (36') e Muriel (90+2’).
Interi renditet në vend të dytë me 69 pikë e Atalanta është në të pestin me 61 sosh.