Futbollisti i Gjilanit, Theophilus Solomon, është liruar nga burgu dje, pasi për tre muaj ishte i arrestuar në Tiranë, mbi dyshimet se kishte rrahur një grua sa luante në kampionatin shqiptar.
Ai me të dalë nga burgu ka reaguar, duke treguar keqardhjen e tij me rastin e ndodhur.
Ai përmes faqes zyrtare të SC Gjilanit, thotë: “Përshëndetje! Këtu është Theophilus Solomon. Jam shumë i lumtur që jam jashtë.
Më vjen shumë keq për atë se çfarë ka ndodhur.
Dua që t’iu kërkoj falje të gjithëve, tifozëve, menagjmentit, bordit, bashkëlojtarëve dhe trajnerit. Jam i lumtur që jam jashtë dhe dua të vazhdoj punën të cilën e kemi nisur për të mbajtur Gjilanin të fortë dhe të fuqishëm. Ju faleminderit!”.