Në Itali për shqiptarin: Nuk arrin ta ndalë dhe driblohet sistematikisht nga belgu

Futboll

Në Itali për shqiptarin: Nuk arrin ta ndalë dhe driblohet sistematikisht nga belgu

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Atalanta u mund me rezultatin 3-2 mbrëmjen e djeshme, duke bërë një hap pas në garën për një vend në Champions, duke qenë se zikaltërit u shkëputën në vendin e dytë dhe tashmë bergamaskët shpresojnë në hapa të gabuar të Milanit.

Titullar për Atalantën e nisi edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimishti, paraqitja e të cilit la për të dëshiruar.

I gjendur para sulmit më në formë të momentit, mbrojtësi i Kombëtares nuk arriti të ndihmonte dot skuadrën e tij dhe këtë e tregojnë 2 golat e shënuar në 3 minuta dhe një i anuluar 10 minuta më vonë.

Sa i përket vlerësimit, Gjimshiti ka marrë notën 4.5 dhe në mediat italiane, cilësohet si një nga më të dobëtit në fushë. “Gjimshiti 4.5 – Vuan shumë në luftën me Lukakun dhe del i asfaltuar sa herë që Lukaku ka topin.

Nuk arrin ta ndalë dhe driblohet kalohet sistematikisht nga belgu”, shkruhet në vlerësimin për Gjimshitin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat