Xherdan Shaqirii ka vazhduar me formë të mirë në ekipin e tij, Chicago Fire.
New England Revolution si vendas ka barazuar me rezultat 3:3 me Chicago Fire në kuadër të ligës MLS (ligës amerikane).
Xherdan Shaqiri ka asistuar në minutën e 10-të kur ka realizuar futbollisti Koutsias për 0:1.
Faqja e klubit Chicago e ka zgjedhur Shaqirin lojtar të ndeshjes.
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore” e ka vlerësuar Shaqirin me notë 7.6. ndërsa Carles Gil i New England Revolution është lojtar i ndeshjes me notë 7.9.