Milani ka për detyrë që ta mposhtë Juventusin sonte në “Allianz Arena” në mënyrë që t’i jap një përfundim dinjitoz këtij kampionati.
“Rossonerët” janë në luftë për të përfunduar në top katërshen e Serisë-A që siguron plasmanin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Juventusi që së fundi u dënua me heqje të 11 pikëve për shkak të keqpërdorimeve financiare, momentalisht ka 59 pikë dhe po lufton për pozitat pesë dhe gjashtë që dërgojnë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Kean, Milik.
Milan: Maignan; Calabria, Thiaë, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud