Enrique kërkon tetë milionë euro!
Luis Enrique është një nga profilet e kërkuar nga Aurelio De Laurentiis për të zëvendësuar Luciano Spallettin në krye të stolit të Napolit, pavarësisht se trajneri aktual fitoi titullin e Seria A.
Sipas raportimeve të medieve italiane, ish-trajneri i Spanjës ka kërkuar një pagë prej tetë milionë euro në sezon.
Shifër kjo që e ka trembur presidentin De Laurentiis, i cili tashmë është kthye nga alternativat e tjera, mes të cilëve është edhe tekniku i Fiorentinës, Vicenzo Italiano.