Arsenali nuk dëshironte të fuste një klauzolë lirimi në kontratën e re të Bukayo Sakës, pavarësisht kërkesave nga lojtari për ta bërë këtë.
Ylli i Anglisë kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në Emirates Stadium deri në verën e vitit 2027.
Ndërsa negociatat ishin në vazhdim, “Topçinjtë” thuhet se refuzuan të fusin ndonjë klauzolë lirimi në kontratën e re të lojtarit, pavarësisht një kërkese nga ai, sipas “Daily Mail”.
Në fund të fundit, të dy palët gjetën një bazë të përbashkët ku klubi i ofroi atij një marrëveshje më të shkurtër nga ajo që ishte planifikuar fillimisht.
Kjo do të thotë që Arsenali mund të mbrojë vlerën e transferimit të lojtarit, ndërsa anësori mund të zgjedhë të largohet pas dy vitesh, kur “Topçinjtë” ose do të arkëtojnë atë ose do t'i ofrojnë atij një vazhdim tjetër.
21-vjeçari u bë lojtari i tretë i Arsenalit pas Gabriel Martinellit dhe Aaron Ramsdales që zgjati qëndrimin e tij në klub në muajt e fundit. Saka ka luajtur në 47 ndeshje në të gjitha garat për klubin këtë sezon duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 11 asistime.