Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi komentoi sigurimin matematikisht të titullit kampion të Ligue 1.
Duke folur për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Strasbourg që i dha edhe titullin, Al-Khelaifi u shpreh se ishte krenar që fituan titullin e 11-të.
“Natyrisht që është një moment historik për Paris Saint-Germain.
Ky titull, i 11-ti francez shpërblen të gjithë punën e bërë për 12 vite tani.
Arritëm kulmin e historisë së Ligue 1 dhe tejkalimi i një legjende si ajo e Saint-Etienne, diçka për të cilën jemi krenarë. Më vjen mirë t’i shpërblej të gjithë ata, menaxherët, lojtarët, stafin dhe tifozët, të cilët, veçanërisht që nga titulli i parë në 1986, kanë kontribuar për ta bërë këtë klub një pikë referimi.”-tha kreu i PSG-së.